Zbulohet se kur mund të kemi kontaktin e parë me alienët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një studim kinez ka zbuluar se kur njerëzimi mund të ketë kontaktin e parë me jashtëtokësorët. Ekspertët e Universitetit të Pekinit mendojnë se në rastin më të mirë, duhen edhe 2000 vite të tjera, ndërsa në rastin më të keq, plot 400 mijë vjet.

“Si qenia më inteligjente në Tokë, misteri më i madh që kemi është fakti nëse jemi unikë apo jo. Ka apo nuk ka qytetërime komunikuese në galaksi do të mbetet hipotezë, derisa të kemi kontaktin e parë”, lexohet në studim.

Një studim i mëparshëm, i Universitetit të Notingemit, në vitin 2020, doli në përfundimin se ka 36 qytetërime jashtëtokësore komunikuese.

Një muaj më parë, shkencëtarët zbuluan planet e tyre për të dërguar një mesazh radio në hapësirë, me koordinatat e Tokës. Ky mesazh është një version i ri i të famshmit mesazh Arecibo, që u dërgua në vitin 1974, me shpresën që të perceptohet nga qytetërimet jashtëtokësore.

Share This Article