Një zhytës në zonën e gadishullit të Karaburunit ka gjetur një skafandër antike, që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore.
Zhytësi Endri Gjomemetaj tregon se u zhyt për të kapur oktapod, por gjeti një skafandër antike.
Skafndra antike do kalojë në Qendrën e Peshkimit në Radhimë.
“Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër. E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.
Gjithashtu një peshkatar tjetër, Sherif Dyrmishi, e cilëson gjetjen e skafandrës si diçka të veçantë. Ai thotë se ajo ësjhtë një gjetje e veçantë, që do t’i shtohet Muzeut të Qendrës së Peshkimit Radhimë.