Një vrimë e rrallë është hapur në shtresën e ozonit sipër Arktikut, për të cilën shkencëtarët thonë se është rezultat i temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në atmosferën në polin verior.
Vrimë, e cila është gjurmuar gjatë ditëve të fundit nga hapësira dhe toka ka arritur dimensione të larta, por nuk pritet të paraqesë ndonjë rrezik për njerëzit nëse ajo nuk lëviz në jug. Nëse do të shtrihet më tej në jug mbi zonat e banuara, të tilla si Groenlanda jugore, njerëzit do të rrezikonin më shumë nga djegie nga dielli. Sidoqoftë, në trendet e tanishme vrima pritet të zhduket krejtësisht brenda disa javësh.
Temperaturat e ulëta në rajonet polare të veriut çuan në një vorbull polare të pazakontë dhe prania e kimikateve që shkatërrojnë ozonin si klori dhe bromi në atmosferë – nga aktivitetet njerëzore – shkaktuan formimin e vrimës.
“Vrima është kryesisht një kuriozitet gjeofizik,” tha Vincent-Henri Peuch, drejtor i Shërbimit Kopernik të Monitorimit të Atmosferës. Më tej ai shton se “Ne monitoruam kushte dinamike të pazakonta, të cilat drejtojnë procesin e varfërimit kimik të ozonit. [Këta dinamizma] lejuan temperatura më të ulëta dhe një vorbull më të qëndrueshme se zakonisht mbi Arktikun, duke shkaktuar më pas formimin e reve stratosferike polare dhe shkatërrimin katalitik të ozonit.”
Vrima nuk ka të bëjë me mbylljet e Covid-19, të cilat kanë ulur në mënyrë të ndjeshme ndotjen e ajrit dhe uljen e emetimeve të gazrave. Gjithashtu është shumë herët të thuhet nëse kushtet jashtëzakonisht të qëndrueshme të vorbullave polare të Arktikut janë të lidhura me krizën klimatike, apo pjesë të ndryshueshmërisë normale të motit stratosferik.
Peuch tha se nuk kishte implikime të drejtpërdrejta për krizën e klimës. Temperaturat në rajon tashmë janë në rritje, duke ngadalësuar zvogëlimin e ozonit, dhe vrima do të fillojë të zvogëlohet, ndërsa ajri polar përzihet me ajër të pasur me ozon nga gjerësi më të ulëta. Hera e fundit që u vërejtën kushte të ngjashme ishte në pranverën e vitit 2011.
Vrima u gjurmua nga Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut, i Qendrës Evropiane për Parashikimet e Motit me bazë pjesërisht në Reading dhe financuar nga Komisioni Evropian.
Ndërsa një vrimë mbi Arktikun është një ngjarje e rrallë, vrima shumë më e madhe në shtresën e ozonit mbi Antarktik ka qenë një shkak kryesor për shqetësimin e më shumë se katër dekadave. Prodhimi i kimikateve që shkatërrojnë ozonin është zvogëluar në mënyrë drastike, kjo bazuar në Protokollin e Montrealit në 1987. Por disa burime duket se funksionojnë akoma – në 2018, emetimet e paautorizuara u zbuluan nga Kina lindore.
Vrima e ozonit në Antarktik në nëntorin e kaluar ishte më e vogla në ishte më e vogla përgjatë 35 viteve të fundit, duke treguar suksesin e përpjekjeve për të ulur prodhimin e ndotësve të dëmshëm. Shtresa e ozonit mbron tokën nga nivelet e dëmshme të rrezatimit ultravjollcë nga dielli. (The Guardian)