ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 2 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 2 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 2 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 3 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zbuloi planin e sulmit të Putin ndaj Kievit, ndërron jetë lideri nacionalist i partisë ruse

albnews by albnews
6 April, 2022
in Bota
0
Zbuloi planin e sulmit të Putin ndaj Kievit, ndërron jetë lideri nacionalist i partisë ruse
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Paradoksi më i madh, në vdekjen e një politikani tejet të diskutueshëm si Vladimir Zhirinovsky, është se pak javë më parë, me tonin e tij historikisht arrogant deklaronte se COVID-19 nuk mund t’i bënte gjë, dhe se ai ishte vaksinuar tetë herë me rusen Sputnik.

Por sot ishte vetë kreu i Dumës Vyacheslav Volodin që deklaroi se 75-vjeçari lider dhe themelues i Partisë Liberal Demokratike, në fakt me qasje ultranacionaliste,  ndërroi jetë pas një sëmundje serioze”, që burimet identifikojnë pikërisht në virusin pandemik.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Me vdekjen e tij, Rusia humb një nga personazhet e saj më të diskutuara, që prej vitesh merrej si shembull nga media perëndimore për pozicionet ekstreme, që gjithsesi reflektonin mendimin e një pjese të shoqërisë të atij vendi.  Mbështetës i një ideje ekspancioniste të Moskës në botë,  Zhirinovsky mori vëmendjen e opinionit publik pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Lindur në Kazakistan nga një baba hebre me origjinë polake që e braktisi atë dhe nënën ruse, Zhirinovskij shpesh ka treguar hapur qëndrime raciste dhe antisemite, duke refuzuar gjatë vetë origjinën e tij. Kur e pranoi, në vitin 2008, komentoi se “nuk ka pse të mohoj gjakun dhe dashurinë për Rusinë, duke u dashuruar pas popullit hebre vetëm për një pikë gjaku që im atë ka lënë brenda mamasë time”.

Partia e tij ishte subjekti i parë politik i njohur ligjërisht i pluralizmit politik rus, Zhirinovsky kandidoi si president në 1991 duke mbërritur i treti, ndërkohë që rezultati më i mirë u arrit në vitin 1993 nga partia e tij, që u radhit e para me 22.92% të votave të një populli ende të shokuar nga transicioni drejt kapitalizmit, kolapsi i aparatit shtetëror dhe varfëria gjithmonë e më e skajshme.

Pozicionet ekstreme nuk i lejuan kurrë kësaj partie dhe liderit të saj Zhrinovski që të merrnin pushtetin, duke ulur popullaritetin në vota edhe pse ka mbetur një pikë referimi për të djathtën radikale, jo vetëm brenda kufijve rusë.

Ndërkohë që analistët e cilësojnë lindjen e kësaj partie si një eksperiment i KGB-së për të parë reagimin e popullsisë ndaj sistemit multipartiak, gjatë epokës putiniane Liberal Demokratët rusë janë parë si një subjekt me të cilin Kremlini ka testuar opinonin e publikut mbi temat më ekstreme, veçanërisht në politikën e jashtme,  që nuk mund të përhapte vetë.

Nuk habit fakti që Zhirinovskij ishte mbështetës i zjarrtë i një operacioni ushtarak në Ukrainë. “ Rusia do të kthehet një vend i madh, serish. Të gjithë do të duhet të heshtnin, dhe të na respektojnë. Përndryshe, do heshtim ne, dhe rusët do të zhduken fillimisht në Donbas, dhe më pas në të gjithë Rusinë perëndimore”, ishte pjesë e fjalimit të tij të fundit, disa kohë më parë. Zhirinovksij ishte politikani që madje mendohet se i ka prishur punë Kremlinit, duke deklaruar se sulmi ndaj Kievit do të fillonte më 22 shkurt, kur të gjithë mendonin se Putin nuk do të guxonte aq. Sulmi ndodhi, siç e dinë tashmë të gjithë, por një ditë më vonë.

Nga ajo deklaratë Zhirinovskij u zhduk nga jeta publike, duke ngritur në media të ndryshme spekulime dhe hipoteza komplotiste, që ndoshta nuk do të shuhen as tani, me lajmin e vdekjes.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result