Zbuloi shifrat e koronavirusit, pushteti mbyll gazetën iraniane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në Iran kanë vendosur të mbyllin një gazetë vendase, e cila sipas Daily Mail, ka publikuar një intervistë ku tregohet bilanci i vërtetë i personave të vdekur dhe të infektuarve me koronavirus.

Gazeta “Jahan-e Sanat”, e fokusuar te problemet ekonomike raportohet të ketë publikuar një intervistë një një ish anëtari të Task Forcës kombëtare kundër koronavirusit, i cili shprehet se bilanci i viktimave dhe të infektuarve është 20 herë më i lartë nga shifrat që publikojnë autoritetet.

Epidemiologu Mohammadreza Mahboubfar deklaron se shifrat zyrtare janë vetëm 5% e të dhënave të vërteta të cilat flasin për 37 mijë viktima dhe 6.5 milionë të infektuarve.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë reagoi menjëherë duke thënë se Mohammadreza Mahboubfar nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Task Forces anti-Covid.
Mahboubfar tha mes të tjerash për gazetën se rasti i parë me koronavirus në Iran është regjistruar në Janar, ndërkohë që autoritetet e deklaruan zyrtarisht vetëm më 19 shkurt.

Share This Article