Zbuluesja e vaksinës: S’ka nevojë ta marrin të gjithë të tretën, dërgojini ku ka nevojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 nuk është e nevojshme për të gjithë njerëzit, thotë shkencëtarja prapa zbulimit të vaksinës së Oksfordit, duke bërë thirrje që dozat t’u dhurohen shteteve që kanë nevojë.

Profesoresha Dame Sarah Gilbert i tha gazetës “Daily Telegraph” se disa grupe të ndjeshme do të kenë nevojë për dozën përforcuese, por se imuniteti është duke zgjatur mirë në shumicën e rasteve.

“Duhet të dërgojmë vaksina në shtetet ku deri më tani është vaksinuar një pjesë e vogël e popullsisë”, tha ajo.

Organi këshillëdhënës për vaksina i Mbretërisë së Bashkuar pritet që së shpejti të dalë me këshillën përfundimtare rreth dozës së tretë.

Komisioni i Përbashkët për Vaksinim dhe Imunizim tashmë ka thënë se doza e tretë do t’iu ofrohet personave me sistem të dobësuar imunitar. Në këtë grup bëjnë pjesë rreth 500.000 britanikë.

Share This Article