Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të ndërmerren masa drastike ndaj atyre që abuzojnë me çmimin e naftës sidomos furnizuesit.
“Përveç faktit se nafta është produkt dhe qeveria nuk mund të hyjë në çmimet në treg. Por ky vend është në luftë pasi lufta ka ardhur me faturën e çmimit të naftës, prandaj ne do ta trajtojmë këtë situatë si në luftë, për të frenuar çdo spekulant për çmimin e naftës.
Brenda 48 orësh do të shpalosim planin tonë me një akt ligjor, një bord për naftën, ku furnizohet e vendit do të jenë në tavolinë me qeverinë, dhe ku marzhi i fitimit do të përcaktohet në atë tavolinë dhe ku do të flitet për të gjitha aspektet nga grumbullimi tek shfrytëzimi.
Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen pa u miratuar nga bordi superspecial, që do të jetë një tryezë e përbashkët e furnitorëve dhe qeverisë. Sot nuk është dita për të fituar, është dita për të rezistuar”, tha Rama.