Zëdhënësi i DASH-it: Nuk e kemi verifikuar ende nëse Serbia ka tërhequr ushtrinë nga kufiri me Kosovën

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Mattheë Miller ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë verifikuar ende tërheqjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën.

Ne jemi informuar se Serbia ka tërhequr pajisjet e personelit ushtarak nga kufiri. Ne ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm, por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur” deklaroi Miller gjatë konferencës për shtyp të Departamentit të Shtetit.

Ai vuri në dukje se Uashingtoni është i shqetësuar për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe bëri thirrje që palët që t’i kthehen në dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për ciklin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët t’i kthehen në dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, u shpreh ai. 

Ndërkaq, Aleksandër Vuçiq ka thënë për CNN se paralajmërimet e SHBA-ve për grumbullimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën  “nuk ishin plotësisht të sakta”.

Megjithëse Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se kishin vëzhguar vendosje të madhe të “artilerisë serbe, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë” pranë kufirit me Kosovën, Vuçiq e quajti këtë një “gënjeshtër të pastër”, pasi sipas tij, “kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedime”.

“Dërgimi i trupave nga Serbia në vijën administrative është një gënjeshtër e pastër. . . Serbia nuk do të përfitonte prej saj pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Kosovën.” – deklaroi Vuçiq pak ditë më parë për Financial Times.

Shqetësimin për shtimin e trupave ushtarake pranë kufirit me Kosovën e shprehu të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Kirby e cilësoi situatën si një “inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” në kufirin me Kosovën duke e quajtur atë një “zhvillim shumë destabilizues”.

Share This Article