Zëdhënësi i Kremlinit: Lufta mund të përfundojë që nesër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të “mbarojë nesër” nëse ka “vullnet politik” nga ana e Kievit, ndërsa ka përjashtuar që për momentin të ketë bisedime për aneksime të reja territoresh.

Sipas Interfax, Peskov ka theksuar se nëse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “e ka këtë dëshirë”, mund të flitet menjëherë për fundin e konfliktit të armatosur.

“Zelensky e di se kur mund të përfundojë e gjithë kjo: mund të përfundojë nesër nëse kjo është ajo që ai dëshiron”, tha Peskov.

Zëdhënësi ka përjashtuar aneksimin e territoreve të reja në zonën e prekur nga “operacioni ushtarak” rus: “Të paktën nuk ka asnjë komunikim për këtë çështje. Megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë për të çliruar këto territore”, tha ai.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, “çmilitarizimi dhe denazifikimi” mbeten ndër objektivat kryesore të luftës dhe jo aneksimi i territoreve të reja.

Share This Article