Zëdhënësi i Metës: Horrat e mafies së inceneratorëve s’i shpëton asgjë nga burgu

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidenti të Republikës, ka publikuar detaje për shtantazhin që një gazetar ka bërë ndaj një deputeti të Partisë Socialiste. I njëjti gazetar sot është pjesë e sulmeve që bëhen ndaj kreut të shtetit duke fabrikuar lajme.

Duke i cilësuar sulmet si produkt të interesave okulte, Blushi shprehet se kreu i shtetit do të bëjë transparencën e plotë për qytetarët. “Asgjë nuk e shpëton aferën e zezë të inceneratorëve të zinj nga hetimi, ndëshkimi dhe hakmarrja e popullit shqiptar për bandën që tallet me qindra milionë euro të vjedhura e të çuara në kompanitë guaska në off shore. Burgu nuk është premtim por fati më i mirë që i pret këta horra ndërkohë që dhjetëra shqiptarë po humbin jetën nga keqmenaxhimi i pandemisë dhe mungesa e mbështetjes së domosdoshme. Janë të pashpresa portalet dhe mediat e Rilindjes që punojnë në të zezë të shmangin vëmendjen nga kjo aferë e tmerrshme duke shpikur shpifje për Presidentin. Të hënën gati në konferencën e shtypit. Tani çdo të hënë dhe çdo të premte konferenca shtypi për të thelluar transparencën me qytetarët! ORA E PËRBALLJES PO AFRON!”,- shkruan Tedi Blushi.

Mesazhi i plotë i Zëdhënësit të Presidentit në Facebook:

“Në një e-mail drejtuar një deputeti të PS, për të ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme pranë Drejtores së Arsimit të Kamzës, Doçi i Malavitës shkruan:

“…Babai ka qënë 25 vjet sekretar partie. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh ka qenë dhe është komisioner i PS në komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS.

Nejse, tani nuk më intereson më emërimi i bashkëshortes time. Dua t’ju tregoj shqipëtarëve për dallaveret, që janë bërë brenda dhe jashtë zyrës tënde. Po e  kam personale me ty. Dhe jam i vendosur të vijoj.”

E filluam me këtë email, si një provë të parë dhe të mjaftueshme momentalisht, pa u shtruar nevoja për të tjera, për t’u treguar se çfarë fytyrë Doçi përdor sot Malavita për të fabrikuar lajme të rreme.

Asgjë nuk e shpëton aferën e zezë të inceneratorëve të zinj nga hetimi, ndëshkimi dhe hakmarrja e popullit shqiptar për bandën që tallet me qindra milionë euro të vjedhura e të çuara në kompanitë guaska në off shore.

Burgu nuk është premtim por fati më i mirë që i pret këta horra ndërkohë që dhjetëra shqiptarë po humbin jetën nga keqmenaxhimi i pandemisë dhe mungesa e mbështetjes së domosdoshme.

Janë të pashpresa portalet dhe mediat e Rilindjes që punojnë në të zezë të shmangin vëmendjen nga kjo aferë e tmerrshme duke shpikur shpifje për Presidentin.

Të hënën gati në konferencën e shtypit.

Tani çdo të hënë dhe çdo të premte konferenca shtypi për të thelluar transparencën me qytetarët!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!”.

Share This Article