Komandot e njësisë Shayetet 13 dhe anëtarët e Brigadës 401 të Blinduar të Forcave të Armatosura të Izraelit (IDF), të cilët bastisën Spitalin e Fëmijëve Al Radisi të Gazës, zbuluan tunele të Hamasit në bodrumin e spitalit.
Në një video-mesazh në anglisht, zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se “poshtë spitalit, në bodrum, gjetëm një qendër operacionale të Hamasit, jelekë, granata, pushkëAK-47, pajisje shpërthyese, RPG (raketëhedhës) dhe armatime të tjera.
“Ne gjetëm gjithashtu prova që sugjeronin se Hamasi mbante pengje këtu. Pas masakrës së 7 tetorit, terroristët e Hamasit u kthyen në këtë spital, ndër të tjera, pasi vranë izraelitët brenda shtëpive të tyre. Hamasi fshihet brenda spitaleve. Sot po ia tregojmë këtë të gjithë botës”, tha Hagari, raporotjnë mediat e huaja.
Kundëradmirali Haggari tha se ushtria izraelite ka punuar për ditë për të evakuuar në mënyrë të sigurt pacientët nga Al Radisi dhe spitalet e tjera në Rripin verior të Gazës.
“Lufta është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës. Sidomos jo kundër të sëmurëve, grave dhe fëmijëve”, tha Hagari duke akuzuar Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”.