ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor 6 hours ago
Armando Broja e bën “sefte”, shënon golin e parë dhe shpëton Brunley-n nga humbja 8 hours ago
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi 13 hours ago
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços 13 hours ago
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zëdhënësja e nënpresidentit Pence rezulton pozitive me Covid-19

albnews by albnews
8 May, 2020
in Bota
0
Zëdhënësja e nënpresidentit Pence rezulton pozitive me Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëdhënësja e nënpresidentit Mike Pence, rezultoi pozitive për koronavirusin.

Katie Miller, Sekretarja e Shtypit e zotit Pence është edhe bashkëshortja e këshilltarit të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller.

RelatedPosts

Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

Diagnoza e zëdhënëses Miller u përmend nga Presidenti Donald Trump në një takim të premten me ligjvënësit republikanë, një ditë pasi një ndihmës personal i Presidentit Trump ishte testuar pozitiv.

Më herët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany kishte konfirmuar se një pjesëtar i ekipit të nënpresidentit Pence, kishte testuar pozitiv por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Një zyrtar i lartë i administratës theksoi se as Presidenti Trump, as nënpresidenti Pence, nuk kishin qenë së fundmi në kontakt me zonjën Miller.

Të premten, një udhëtim i nënpresidentit për në Des Moines, Iowa u vonua për mbi një orë, pasi testit pozitiv brenda ekipit të zotit Pence.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, një prej gazetarëve që shoqërojnë nënpresidentin, njofton se disa pasagjerë u panë të zbrisnin nga avioni.

Ajo citoi zyrtarin e administratës t’u thoshte gazetarëve në avion se Shtëpia e Bardhë po identifikon personat që kishin pasur kontakt me kërshilltaren dhe u kërkoi gjashtë anëtarëve të stafit të dilnin nga avioni “si masë kujdesi”.

Dy rastet e njëpasnjëshme e shtuan shqetësimin për mundësinë e infektimit për presidentin dhe nënpresidentin, të cilët kanë rifilluar një program të ngjeshur udhëtimi dhe aktiviteti së fundmi.

Shtëpia e Bardhë mori të premten në mbrojtje punën e saj për të mbajtur Presidentin Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence larg infektimit.

“Ne kemi ndërmarrë çdo masë paraprake për të mbrojtur presidentin,” tha zonja McEnany para gazetarëve në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë. Ajo foli gjithashtu për pastrimet rregullisht të mjediseve dhe për respektimin e udhëzimeve të distancimit fizik prej dy metrash midis individëve, rregulla që jo gjithmonë janë ndjekur në eventet plot me njerëz në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi bërë çdo gjë që Dr. (Deborah) Birx dhe Dr. (Anthony) Fauci na kanë kërkuar të bëjmë,” shtoi ajo, duke iu referuar dy mjekëve mjaft të respektuar në grupin e punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.

Po të premten, Presidenti Trump u pyet në një intervistë të televizionit Fox News nëse ata që i shërbejnë ushqimin do të përdorin maska dhe ai u përgjigj: “Ata tashmë kanë filluar.”

Shtëpia e Bardhë gjithashtu po bën çdo ditë testet koronavirusit për presidentin dhe nënpresidentin, që më parë bëheshin çdo javë. Si Trump ashtu edhe Pence testuan negativ për virusin dhe thanë se ndiheshin mirë.

Presidenti Trump tha për Fox News se ai ende nuk është testuar për antitrupat ndaj koronavirusit të ri, por që me siguri kjo do të bëhej së shpejti.

Presidenti Trump mori pjesë në një ngjarje publike në memorialin e Luftës së Dytë Botërore me veteranë të moshuar. As ai dhe as zonja e parë

Melania Trump nuk kishin vënë maska në ceremoni. Maska nuk mbanin as veteranët dhe as ushtarakët e pranishëm.

E pyetur për sigurinë e të moshuarve në ceremoni, sekretarja e shtypit McEnany tha se kjo ishte zgjedhja e tyre: “Ata zgjodhën të shkonin atje, sepse zgjodhën të vinin kombin mbi veten. Ata donin të ishin me komandantin e tyre të përgjithshëm në këtë ditë e rëndësishme,” tha ajo.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

20 December, 2025
Armando Broja e bën “sefte”, shënon golin e parë dhe shpëton Brunley-n nga humbja

Armando Broja e bën “sefte”, shënon golin e parë dhe shpëton Brunley-n nga humbja

20 December, 2025
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

20 December, 2025
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result