Zëdhënësja e PD-së: Votoni, kjo ditë do të vendosë për fatin tuaj në 4 vitet e ardhshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur na ndajnë vetëm 3 orë para se të mbyllet procesi i votimit, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

Ajo thotë se kjo ditë do të vendosë për fatin e 4 viteve të ardhshme.

“Kjo është mundësia jonë. Kemi më pak se tre orë për të përcaktuar të ardhmen e vendit tonë. Është një ditë e mrekullueshme në Shqipëri, të gjithë kemi shumë shpresë por nuk duhet të qëndroni në shtëpi. E drejta për të votuar nuk duhet të anashkalohet sot. I kërkoj çdo njërit prej jush të dalë dhe të votojë, ju merr vetëm 5 minuta kohë dhe kjo do të ndikojë në jetët e të gjithëve në 4 vitet e ardhsme. Mos prisni për momentin e fundit, është momenti juaj. Mos e humbisni. Votoni!”

Share This Article