Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave në Shkodër ditën e sotme.
Firmat po mblidhen hyrjen e teatrit Migjeni për ta rindërtuar sërish Teatrin kombëtar ashtu sikurse ishte. Nderkohe aktoret kanë dënuar aktin e kryer dhe bënë thirrje që qytetarët të marrin në dorë fatin e vendit, duke i thënë ndal diktaturës.
Artisti i mirënjohur shkodran, Zef Deda ndërsa puthi kolonën e Teatrit beri thirrje për të mbrojtur demokracinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.
”Nuk ka force ne botë as poste, që mund të lozë themelet e teatrit. Ata e luajten ne menyren me vandale e tradhtare.
Po të ishim ne, ju artistët shkodranë qe te bëte revolucioni në fillim, po të ishte trimi i fortë nga Gjirokastra, po të ishte vlonjati, po të ishte korçari, aty gjithë natën, nuk çohen këta. Nuk guxon, nën syzet e diellit natën, të një oficeri ushtrie. I cili është zgjedhur aty për të mbrojtur të majtën, gjoja pluraliste tradhëtare.
Super komunista, super fashista, paedukatë, se nuk duan kulturë, nuk duan art, nuk duan që fëmijët tonë të edukohen, të krijojnë, të marrin zemër për atdheun tonë . Kërkojnë t’i shkatërrojnë. Ajo mafie e cila është mafie në të gjithë sektorët. Mafia në mjekësi, bujqësi, ndërtim, mafia në shkolla në arsim.
E shkatërruan këtë vend. E gjithë rinia jonë do të ikë nga këtu. Jo, jo Gjirokastër, jo Shkodër, jo Elbasan, jo Durrës, jo Tiranë. Mbaje fëmijën aty, le ta çojmë në këmbë teatrin. Për hatër të atyre korifejve të mëdhenj, që bënë histori 70 vjet në atë skenë”, tha Dede.