Zeka në “Mirëmëngjesi Shqipëri”: RTSH, dritarja e oksigjeni më i madh gjatë luftës në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Radio Televizioni Shqiptar ka qenë e vetmja dritare e oksigjeni më i madh joni gjatë luftës së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kështu ka deklaruar gazetari Milaim Zeka gjatë intervistës “Mirëmëngjesi Shqipëri”.

“Për herë të parë kam vizituar RTSH-në në vitin 1983. Prej atëherë, edhe kur kam qenë në Suedi që kam punuar për mediat suedeze, kam patur fatin e madh sidomos gjatë luftës me bashkëpunu me RTSH-në dhe ju them me ndërgjegje të pastër që dritarja e oksigjeni më i madh i luftës të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Radio Televizioni shqiptar. E vetmja dritare jona përmes së cilës të gjithë shqiptarët kudo në botë, edhe ata nëpër male, dëgjonin përmes radiove të vogla, Radio Tiranën dhe RTSH-në”, tha Zeka.

I pyetur mbi raportin e të jetuarit në Kosovë e Shqipëri, gazetari deklaroi se “Nuk bëj pjesë në grupin e shqiptarëve të Kosovës të cilët mendojnë se ne jemi dy kombe dhe se integrimi i shqiptarëve të Kosovës do shkojë përmes Beogradit. Unë kam qenë i lidhur gjithë jetën me Shqipërinë dhe unë asgjë nuk kam të përbashkët me Prishtinën, gjithë jetën time kam qenë i lidhur me Tiranën”.

Share This Article