Zeka: Si rrjeti i agjentëve shqiptarë i premtoi ndihmë Thaçit në këmbim të parave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti Milaim Zeka deklaroi se një rrjet agjentësh shqiptarë, duke përdorur autoritetin si njerëz me lidhje me FBI-në dhe CIA-n, i kanë premtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se do ta ndihmonin në këmbim të parave, që të mos merrej në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se njerëz të Thaçit kanë biseduar me këta 3 agjentë.

“Je apo nuk je fajtor, Gjykata Speciale është një gjykatë totalisht raciste dhe në qoftë se ata arrijnë të arrestojnë presidentin e një shteti, siç është Hashim Thaçi, ose kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si edhe shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, zotin Rexhep Selimi, pa asnjë fakt, argument, vetëm se duan t’i arrestojnë me mashtrimet e këtij grupi, imagjino se çfarë i bëjnë një njeriu.

Po, i kanë bërë përmes njerëzve të Thaçit. Janë munduar që t’i bëjnë një premtim të tillë. Jo vetëm atij, por edhe gjithë të tjerëve. Por këta nuk kanë dashur të bisedojnë për gjëra të tilla. U kanë thënë se nëse kanë fakte, jo thashetheme, shkoni te Prokuroria Speciale”, theksoi ai.

Share This Article