Zekiç e nis me humbje aventurën tek Osijeku, e mund trajneri që flitet si zëvendësuesi i tij te Partizani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, e ka nisur me humbje aventurën e dytë në krye të skuadrës së Osjekut. Pas largimit nga “demat” Zekiç menjëherë ka nisur punën te klubi kroat, që po kalon një situatë jo të mirë dhe kthimi i tij është parë si një mundësi për ringritjen e Osijekut.

Prezantimin e parë në stol trajneri Zekiç e ka bërë një miqësore me skuadrën  e ligë së dytë kroate, Vukovar, e cila i ka mposhtur në shifrat 2-0 të besuarit e trajnerit të Partizanit.

Golat për Vokovarin u shënuan nga ish-sulmuesi i Slaven Belupos, Torles Knoll, në minutat 9 dhe 29. Trajneri Zekiç nuk e pati të plotë grupin pasi disa lojtarë, pikërisht Manev, Mkrçan, Bukviç, Omeroviç dhe Prekodravac ishin të angazhuar me ekipet kombëtare.

Ajo që bie në sy se ish-trajneri i të kuqve është mundur pikërisht nga një emër i përfolur si zëvendësues i mundshëm i Zekiç  te Partizani, Miroslav Bojko, që drejton Vukovarin.

Share This Article