Shqipëria dhe Greqia do të rifillojnë sërish negociatat për demilitimin e kufirit detar, teksa Ministri i Jashtëm grek, pritet të vijë së shpejti në Tiranë.
Por, deklarata e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje, ka shkaktuar reagim në opinionin shqiptar.
Për pedagoun dhe analistin Fitim Zekthi, kruyeministrit Rama nuk i intereson interesi kmnbëtar i shqiptarëve.
I ftuar në ‘Ora News’, ai tha se Rama ësahtë i gatshëm të shesë edhe Sarandën, Korçën apo Durrësin vetëm që të rrijë në pushtet.
Fitim Zekthi:
Qeveria shqiptare thotë nuk na pret ne zgjerimi i Greqisë me 12 milje, pra thotë që ne e pranojmë si të vërtetë dhe të pakundërshtueshme. Na prek shumë. Ujërat terrtoriale të Greqisë nëse zgjerohen në 12 milje, padiskutim që prekin Shqipërinë. Ato do zgjerohen në detin Jon. Ka disa kushte për zgjerimin e ujërave territoriale, dhe kryeministri Rama nuk mund ta ranojë këtë apriori si një të drejtë të Greqisë. Deklarata e Ramës ishte jo vetëm e nxituar por edhe shumë roblematike. Rama nuk duhej të shprehej ashtu por duhej të konsultohej. Por, le ta themi troç. Qeveria shqiptare nuk e ka fare në rend dite interesin e shqiptarëve, kjo qeveri ka një interes të vetë, se si të sigurjë mbijetesën politike të Ramës, se sit ë marrë mandatin e tretë. Rama ka shqetësimin se sit ë marrë mandate tjetër. Kjo çështje nuk e shqetëson fare, ai do bëjԯ atë që e ndihmon atë se që të rrijë në pushtet. Unë jam i bindur se Rama mund ta shesë edhe Sarandë, Korçën, Durrësin, vetëm që të rrijë në pushtet.
Ka shumë arsye për të qenë të shqetësuar të gjithë sese në parlamentin e Greqisë, kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 milje. E ka bërë fakt të kryer, ka marrë një vendim i cili ka pasja mbi ujërat tona territorial si dhe për zonat ekonomike. Veç deklaratës së kryeministrit grek, ne nuk dime asgjë tjetër se çfarë ka ndodhur përtej kësaj. Kryeminstri grek tha se ka biseduar me kryeministrin Rama, ministri grek tha se do vijë në Tiranë. Infrmacon po marrim vetëm nga Greqia. Kryeministri Rama tha se nuk ka marrëveshje. Kryeministri Rama këto ditë ka bërë vetëm sulme dhe përbetime. Çështja është kaq e ndjeshme dhe nuk ka pse të habitet asnjë politikan. Kur je kryeministër ke përgjegjësi shumë të mëdha. Opozita shqiptare nuk i ka thënë tradhtar, por i ka thënë treg transparence. Askush nuk e di se në çfarë faze janë këto negociata, e marrim vesh nga Greqia.