Zelanda e Re drejt mposhtjes të Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zelanda e Re ka hequr kufizimet e distancës sociale për shkak të pandemisë në pjesën më të madhe të qyteteve, me përjashtim të qytetit më të madh, Auckland, i cili do të vazhdojë të ketë disa kufizime për të paktën edhe 16 ditë të tjera.

Ky vendim ka ardhur pasi vendi nuk ka raportuar raste të reja.

Kryeministrja Jacinda Ardern e bëri këtë njoftim ditën e hënë pas takimit me ligjëvënsit kryesorë.

Ajo tha se vendi do të qëndrojë në kufizimet e nivelit 2 deri të paktëm më 7 tetor, por që pjesa tjetër  e vendit do të jetë e lirë të lëvizë në nivelin 1.

Kufizimet e nivelit 1 tregojnë se virusi është përmbajtur në Zelandën e Re dhe kërkon kufizime vetëm për ata që hyjnë në vend, raporton CNN.

Kufizimet e Nivelit 2 kapin numrin e njerëzve në çdo tubim deri në 100 ditë gjersa maska është e obligueshme në transportin publik.

 Kombi prej 5 milionësh rivendosi disa kufizime muajin e kaluar pas një shpërthimi të Auckland, i cili tani duket se është nën kontroll

Disa raste infektimesh me koronavirus u shfaqën gjatë muajit gusht në  të cilat ishin të parat pas 102 ditëve pa asnjë të infektuar në Zelandën e Re.

Share This Article