Zelanda e Re pezullon traktatin e ekstradimit me Hong Kongun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zelanda e Re ka pezulluar traktatin e saj të ekstradimit me Hong Kongun, si reagim ndaj ligjit të ri të sigurisë nacionale të Kinës të vendosur në Hong Kong, ka njoftuar BBC.

Ligji shumë i kritikuar e bën më të lehtë për të ndëshkuar protestuesit dhe redukton autonominë e qytetit. Këshillat për udhëtim po ashtu janë përditësuar ku zelandezët janë paralajmëruar për rreziqet që mund t’u paraqiten nga ky ligj.

Ambasada e Kinës në Zelandë të Re ka thënë se pezullimi është “ndërhyrje e rëndë në marrëdhëniet e brendshme të Kinës”.

“Vendimi i Qeverisë së Zelandës së Re është shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar dhe normave bazë të marrëdhënieve të jashtme”, thuhet në komunikatë.

Kanada, Austria dhe Britania e Madhe më herët kanë pezulluar traktatet e ekstradimit me Hong Kongun.

Share This Article