Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski nisi fjalimin e tij para Kongresit të SHBA, duke thënë se vendi i tij ndodhet në luftën më të keqe që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai më pas ju drejtua homologut të tij Biden, duke thënë:
“Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj. Kjo varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë”.
Zelenski tha se njerëzit e tij po “luftojnë për vlerat e Evropës dhe botës”, si dhe për vlerat e tyre.
“President Biden, ju jeni udhëheqësi i vendit tuaj. Shpresoj se do të jeni udhëheqësi i botës. Të jesh udhëheqës i botës do të thotë të jesh udhëheqës i paqes”, tha Zelensky.
Ai i bëri thirrje Kongresit që të bëjë më shumë, duke vendosur më shumë sanksione kundër Rusisë, derisa sulmet të ndalen.
Zelenski sugjeroi sanksionimin e të gjithë politikanëve në Federatën Ruse.
“Të gjitha kompanitë amerikane duhet të largohen menjëherë nga tregu rus, sepse ai është i përmbytur me gjakun tonë”, tha ai.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më në lindje.