Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha këtë të mërkurë se ushtarët rusë, të cilët janë dërguar nga Putin, kanë marrë urdhër t’i zhdukin të gjithë ukrainasit.
Zelenskiy u shpreh i bindur se Rusia nuk do të jetë në gjende ta marrë vendin e tij me bomba dhe me sulme ajrore, teksa shtoi se ata nuk dinë asgjë për Kievin, e as për historinë e kryeqytetit ukrainas.
“Kjo grevë dëshmon se për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është absolutisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të na fshijnë historinë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve”, tha Zelenskiy.
Ai shtoi se rreth 6,000 rusë ishin vrarë në gjashtë ditët e para të pushtimit të Moskës.