Zelensky: 16 mijë luftëtarë të huaj të gatshëm për të luftuar për Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se luftëtarët e parë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen kundër pushtimit rus.

“Ukraina po përshëndet tashmë vullnetarët e huaj. 16,000 vullnetarët e parë të huaj janë gati të luftojnë për të mbrojtur lirinë dhe jetën për ne dhe për të gjithë”, tha ai.

Qeveria ukrainase u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që t’i bashkohen luftës kundër Rusisë.

Zelensky nuk specifikoi se nga kanë ardhur luftëtarët. Ai vlerësoi gjithashtu aleatët për dërgimin e armatimit në Ukrainë, duke thënë se ajo merr municione të reja çdo ditë nga partnerët. Çdo ditë ne kemi gjithnjë e më shumë armë të fuqishme.”

Zelensky njoftoi një plan për të rindërtuar vendin pas luftës, duke thënë se është krijuar një program për të ndihmuar ukrainasit që kanë humbur punën dhe premtoi se të gjitha pensionet do të paguhen.

“Ukrainasit në të gjitha rajonet e djegura nga lufta po marrin gjithçka të nevojshme. Shtabet koordinuese janë duke punuar plotësisht, ngarkesat e vërteta humanitare janë në rrugë e sipër”, tha ai.

Share This Article