Zelensky flet rreth gjendjes së të ngujuarve në fabrikën Azovstal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit dhe stafin mjekësor nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol – pasi evakuimi i të gjithë civilëve përfundoi të shtunën.

Zyrtarët po përpiqen gjithashtu të evakuojnë forcat ushtarake që mbeten në fabrikë, të ngujuar në strehimore të thella nëntokësore dhe tunele, me shumë pak ushqim, ujë ose furnizime mjekësore, tha presidenti.

Por, ai pranoi se kjo ishte “jashtëzakonisht e vështirë”.

Zona industriale, e cila është bërë një simbol i rezistencës ukrainase në një qytet që tani është pothuajse tërësisht i pushtuar nga rusët, është shkatërruar kryesisht pas javësh të bombardimeve intensive ruse.

Familjarët e luftëtarëve presin me dëshpërim një plan për shpëtimin e tyre të sigurt.

Zyrtarët ukrainas kanë frikë se Rusia mund të shtojë sulmet përpara Ditës së Fitores së Rusisë, për të shënuar fitoren mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, të hënën.

Rusia ka thënë se luftëtarët duhet të dorëzojnë armët e tyre, por ukrainasit kanë pohuar se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Share This Article