Zelensky: Fqinjet e Rusisë janë të rrezikuar nëse Ukraina nuk fiton luftën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy iu drejtua parlamentit danez në Kopenhagë këtë mëngjes, duke falënderuar politikanët danezë për ndihmën e vendit për t’i rezistuar pushtimit të Rusisë, një ditë pasi Danimarka dhe Holanda njoftuan se do t’i dërgonin Kievit avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.

Ai paralajmëroi se nëse Rusia do të kishte sukses në luftë, atëherë vende të tjera të Europës do të rrezikoheshin nga agresioni ushtarak i Kremlinit.

“Të gjithë fqinjët e Rusisë janë të rrezikuar nëse Ukraina nuk fitom.

E drejta ndërkombëtare nuk do të ringjallet, demokracitë e botës, secila prej tyre mund të bëhet shënjestër  qoftë për raketa, qoftë për mercenarët, qoftë për destabilizimin.

Por Ukraina do të fitojë. Faleminderit për gjithë ndihmën e dhënë Ukrainës,” tha Zelensky.

Share This Article