Zelensky i drejtohet parlamentit të Izraelit: Ne duam të jetojmë por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar deputetëve të parlamentit të Izraelit.

Ai tashmë ka folur me ligjvënës të tjerë anembanë botës – duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA – duke kërkuar mbështetje.

Dhe në adresimin e tij para deputetëve izraelit, Zelensky ka tërhequr paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.

Në këtë drejtim ai ka thënë se agresioni rus “nuk është një operacion ushtarak”.

 “Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas”.

 “Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori. Luftën tonë për mbijetesë dhe Luftën e Dytë Botërore”.

Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse.

“Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”, ka thënë më tej Zelensky.

“Ne mbetemi, jemi të përgatitur për kompromis”, ka shtuar më tej ai.

Share This Article