Zelensky, i sigurt për parashikimin e tij: Putinin do ta vrasin të vetët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një parashikim shumë të fortë në orët e fundit, ku ka thënë se lideri i Kremlinit do të vritet shumë shpejt nga persona të rrethit të tij të ngushtë.

Sanksionet e shtuara, rënia ekonomike dhe pasojat e tjera të luftës, sipas Zelensky kanë bërë që kundërshtarët politikë të Putin të shtohen dhe të kërkojnë alternativa për rrëzimin e tij nga pushteti, mes të cilave dhe një atentat të mundshëm.

“Natyrisht që do të vijë momenti kur regjimit të Putinit do të vijë fundi. Me siguri do të ketë një moment kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet. Pastaj mishngrënësi do të hajë mishngrënësin”, tha mes të tjerash Zelensky.

Në intervistën për të përditshmen gjermane “Der Spiegel”, presidenti ukrainas e krahasoi Putinin me diktatorin gjerman Adolf Hitler dhe shtoi se krimet e tij nuk do të falen.

Share This Article