Zelensky: Informova Papën për krimet ruse në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me Papa Françeskun ditën e premte, nëpërmjet së cilës e ka informuar për “krimet ruse” në Ukrainë.

“E informova për agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe krimet e saj të tmerrshme. I jam mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën”, shkroi Zelensky në Twitter.

“Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t’i transmetojnë globit të vërtetën për aktet e tmerrit të kryera nga agresori në Ukrainë”, theksoi ai.

Share This Article