Zelensky: Kërkojmë ndëshkimin e drejtë për Rusinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se Rusia duhet të marrë ndëshkimin e merituar për krimin që ka kryer ndaj Ukrainës.

“Një krim është kryer ndaj Ukrainës dhe ne kërkojmë ndëshkimin e drejtë për këtë krim. Ukraina kërkon paqe, Evropa kërkon paqe, bota kërkon paqe. E kemi parë se kush kërkon luftë dhe është i lumtur me luftën që ka nisur. Ne nuk do të lejojmë që ky entitet të fitojë, edhe pse është shteti më i madh në botë”, tha Zelensky.

“Ne nuk e donim këtë luftë. Ne kemi mbajtur 88 raunde bisedimesh për ta parandaluar këtë luftë. Nuk kishim zgjedhje tjetër përveçse të mbronim veten. Rusia duhet të paguajë me asetet e saj për këtë luftë. Duhen vendosur kufizime vizash për turistët rusë”, shtoi Presidenti ukrainas.

Share This Article