Zelensky: Ne do të fitojmë sepse luftojnë për fëmijët tanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një mesazh në video në Ditën e Fitores gjatë kohës që presidenti rus Vladimir Putin mbante fjalën e tij në Sheshin e Kuq të Moskës.

‘Ne do të fitojmë sepse ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë’, shprehet Zelensky në videon e shpërndarë.

‘Ne do të fitojmë. Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë, prandaj do të fitojmë. Ne kurrë nuk do të harrojmë atë që bënë paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore, e cila vrau më shumë se tetë milionë ukrainas.

Shumë shpejt do të ketë dy Ditë Fitore në Ukrainë. Dhe dikush nuk do të ketë asnjë. Ne fituam atëherë. Do të fitojmë tani. Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin’, tha Zelensky.

Share This Article