Britania e Madhe do t’i dorëzojë ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi
Pas Francës, Italisë dhe Gjermanisë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka zhvilluar një vizitë në Britaninë e Madhe si pjesë e turneut në Evropë.
Zelensky ka takuar liderët perëndimorë ditët e fundit duke kërkuar të forcojë mbështetjen për Ukrainën.
Gjatë takimit me kryeministrin britanik Rishi Sunak ky i fundit konfirmoi se Londra do të furnizojë Kievin me raketat me rreze të gjatë veprimi, që Ukraina ka kërkuar për të luftuar agresionin rus.
“Kur Volodymyr ishte këtu për herë të fundit disa muaj më parë, unë fola atëherë për sigurimin e armëve me rreze të gjatë. Jam i lumtur që jemi vendi i parë që e bëjmë këtë dhe jam i kënaqur që kjo do të bëjë një ndryshim në mbrojtjen e Ukrainës”.
Gjatë takimet me Sunak, Zelenksi kërkoi marrjen e avionëve luftarakë nga partnerët perëndimorë.
“Folëm për avionët, një temë shumë e rëndësishme për ne, sepse nuk mund ta kontrollojmë qiellin. Rishi i di të gjitha detajet e asaj që po ndodh në fushën tonë të betejës prandaj janë kaq të rëndësishme këto avionë luftarakë”.
Britania e Madhe i ka dërguar disa raketa “Storm Shadow” në Ukrainë, duke i dhënë vendit një aftësi të re sulmi me rreze të gjatë përpara një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave ruse.