ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 9 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 10 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 10 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 12 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zelensky: Operacioni rus dështoi, armë me lazer në vend të raketave

albnews by albnews
19 May, 2022
in Bota
0
Zelensky: Operacioni rus dështoi, armë me lazer në vend të raketave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbi 900 ushtarët ukrainas, të cilët qëndruan për më shumë se dy muaj në tunelet nëntokësore të uzinës së çelikut në Azovstal, janë dërguar në një qendër burgimi në një zonë të kontrolluar nga rusët në Donetsk.

Ukraina urdhëroi trupat të dorëzohen si pjesë e një marrëveshje të arritur mes palëve, në përpjekjen për të shpëtuar jetën e mbrojtësve të qytetit. I fundit që ngriti flamurin e bardhë ishte zëvendëskomantanti i batalionit Azov, me pseudonimin Alina, e me gjithë komandantët e tjerë të forcave të rezistencës besohet të jenë ende në bunkerë. Nga Kievi nuk ka shumë informacione mbi fatin e tyre po Ministria e Mbrojtjes tha se shpreson për një procedurë shkëmbimi ushtarësh, për lirimin sa më të shpejtë të heronjve. Ndërsa rusët shpallën fitoren strategjike në Mariupol, presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi fushatën e agresionit në vendin e tij një gabim katastrofik dhe dështim të madh për Moskën. Sipas tij, ushtria ruse kishte ezauruar raketat dhe tani po përdorte armë me lazer kundër forcave ukrainase.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

“Sot, përfaqësuesit e shtetit rus thanë se pushtuesit kishin filluar të përdornin armë me lazer në Ukrainë për të kursyer raketat. Në propagandën naziste përdorej një term: armët e mrekullisë. Sa më e qartë bëhej se nuk kishin mundësi ta fitonin luftën, aq më shumë shtohej propaganda mbi një armë të mrekullueshme, e cila do të ishte aq e fuqishme sa do të shënonte kthesën në luftë. Kështu po shohim se në muajin e tretë të luftës Rusia po përpiqet të gjejë armën e mrekullisë; e që na qenka lazeri. Kjo tregon qartë dështimin total të misionit”, tha Zelensky.

Rusia vijon ofensivën në rajonin lindor të Donbasit, ku të paktën 10 civilë mes të cilëve edhe 2 fëmijë humbën jetën gjatë orëve të fundit. Por, sipas një zyrtari të NATO-s, i cituar në CNN ofensiva ruse ka ngecur dhe kursi i luftës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme, në favor të Ukrainës. Madje sipas tij, debati që po zhvillohet brenda aleancës është nëse Kievi mund të rimarrë edhe rajonet e Krimesë dhe Donbasit, të pushtuara nga Rusia dhe separatistët pro rusë në 2014-n. Të enjten një ushtar 21-vjeçar rus u vetëdeklarua fajtor për vrasjen e një qytetari të paarmatosur, në gjyqin e parë për krime lufte në Ukrainë që prej nisjes së agresionit të Moskës. OKB-ja bëri të ditur në përditësimin e fundit, se kishte regjistruar 3778 viktima civile në Ukrainë, 251 prej të cilëve fëmijë.  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result