Zelensky papritmas shkarkon ambasadorin ukrainas në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një njoftim i papritur ka ardhur nga Ukraina, e cila po ballafaqohet tash e sa kohë me pushtimin e Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar Vadym Prystaiko si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar.

Ende nuk është dhënë ndonjë arsye për shkarkimin e 53-vjeçarit, raporton skynews.

Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku i vitit 2020.

Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.

Ndryshe, dorëheqje ka dhënë edhe ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko. Ky i fundit thuhet se u largua pas një “keqkuptimi” mbi përdorimin e fondeve publike për projekte kulturore, ndërsa Kievi po përpiqet të largojë pushtuesit rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

Share This Article