Zelensky: Putin po përgatit një sulm të gjerë me dronë iranianë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmi i dy diteve më parë ndaj ushtrisë ruse, ku sipas Kievit zyrtar, u vranë rreth 400 ushtarë në rajonin e pushtuar të Donbasit, mund të pasohet nga një seri bombardimesh masive me dronë iranianë nga Rusia.

Sipas presidentit të Ukrainë, Volodymyr Zelensky, Rusia është duke u përgatitur për një sulm të tillë me përmasa shumë të mëdha.

“Kemi informacione se Rusia është duke përgatitur një sulm të madh duke përdorur dronët iranianë. Kjo, ndoshta, synon lodhjen tonë, mbrojtjen ajrore dhe energjinë tonë. Ne veprojmë dhe do të bëjmë gjithçka që terroristët të dështojnë në qëllimin e tyre, siç kanë dështuar të gjithë të tjerët”, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës u shpreh se Rusia po tenton t’u tregojë qytetarëve të saj se plani i pushtimit po shkon mirë. “Detyra jonë është që t’i japim Ukrainës sukses. Çdo pozicion i shpëtuar tashmë ka rëndësi strategjike.

Share This Article