Zelensky: Putini po kërkon të manipulojë SHBA-në

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Vladimir Putin po kërkon të manipulojë udhëheqjen amerikane dhe të dalë nga izolimi.

Komentet e tij vijnë pasi afateve të vendosura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump kaluan pa sanksione të reja nga SHBA-ja.

Ai (Putin) dëshiron të mashtrojë SHBA-në. Po bën gjithçka që mundet për të shmangur sanksionet, për të parandaluar SHBA-në dhe Trumpin të vendosin sanksione ndaj tij. Nëse vazhdoni të shtyni vendosjen e sanksioneve, atëherë rusët do të jenë më të përgatitur”, tha Zelensky në një intervistë për Sky Neës.

Presidenti ukrainas argumentoi se samiti i 15 gushtit i Trumpit me Putinin në Alaska i dha udhëheqësit rus një platformë për t’i shpëtuar izolimit politik.

 “Nëse do të ishte një takim trepalësh (me Ukrainën), do të kishim ndonjë rezultat”, tha Zelensky.

Pas samitit, Trump u zotua të përgatiste bisedime të drejtpërdrejta midis presidentëve rusë dhe ukrainas.

Këto plane u shembën shpejt pasi Putini ftoi Zelenskyn në Moskë, një propozim që Kievi e hodhi poshtë.

Zelensky tha se një takim trepalësh me Trumpin mbetet opsioni i tij dhe e ftoi Putinin në Kiev.

Trump tha më 14 shtator se fillimisht besonte se takimi mund të organizohej lehtësisht, por shtoi se ai personalisht do t’i drejtonte bisedimet e mundshme, pasi dy presidentët “janë të paaftë të flasin me njëri-tjetrin”.

Presidenti i SHBA-së ka ngurruar të zbatojë sanksione të reja për të ushtruar presion mbi Putinin në negociata duke i kufizuar veprimet e tij në tarifa të reja për blerjet e naftës ruse nga India.

Trump i ka lidhur masat e reja të mundshme kundër Moskës me një veprim më të fortë evropian.

Share This Article