Zelensky s’është më vetëm, tre shtetet në BE dhe NATO kërkojnë bllokimin e qiellit mbi Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë Ukrainë nuk është e vetme në kërkesën e saj ndaj Perëndimit për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi territorin e saj, ndërsa agresioni rus është në ditën e 22-të.

Pas parlamenteve të Estonisë dhe Lituanisë, parlamenti i Letonisë ka kërkuar gjithashtu krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

Parlamenti në Riga, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin hapat e duhur për të mbrojtur jetët e njerëzve.

Në të njëjtën kohë, ligjvënësit nga vendi baltik i BE-së dhe NATO-s kërkuan që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar korridore të sigurta humanitare në territorin ukrainas.

Share This Article