Zelensky telefon Stoltenberg: Duam të integrohemi në NATO

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të biseduar rreth marrëveshjeve të arritura në samitin e NATO-s në Lituani javën e kaluar, si dhe rënien e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

Ne diskutuam zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë samitit të Vilnius dhe veprimet e mëtejshme në lidhje me integrimin e Ukrainës në NATO.

Ne ndamë vlerësime për situatën aktuale në Detin e Zi dhe rreziqet që ajo paraqet për sigurinë globale të ushqimit.

Ne identifikuam gjithashtu me z. Stoltenberg prioritetin dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zhbllokimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të korridorit të grurit të Detit të Zi”, shkruan Zelensky në Twitter.

Stoltenberg gjithashtu postoi në Twitter çështjet e diskutuara me Zelenesky-in duke përsëritur se Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë

Në komunikatën e saj aleanca ushtarake thekson “se e ardhmja e Ukrainës është në NATO”. Aleanca, megjithatë, bëri një lëshim të madh për Ukrainën duke hequr një pengesë kryesore në procesin e aplikimit: kërkesën për një plan veprimi për anëtarësim.

Udhëheqësit e vendeve të G7 zbuluan gjithashtu një deklaratë të re të mbështetjes për Ukrainën në samitin që synon të forcojë aftësitë ushtarake të vendit të shkatërruar nga lufta.

Share This Article