Zelensky telefonon Ramën: Shqipëria prezente në Samitin e ardhshëm të Paqes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama kanë biseduar këtë të Mërkurë përmes një telefonate. Siç shkruan Zelensky në një postim në “X”, në fokus ka qenë Samiti i ardhshëm i Paqes, ku Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Po ashtu situata aktuale në Ukrainë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.  E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelensky.

Kujtojmë se kreu i shtetit ukrainas mbërriti në Tiranë më 27 Shkurt të këtij viti, ku mori pjesë në Samitin e Sigurisë për Ukrainën. Ai mbajti një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare ku u nënshkrua “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Share This Article