Zelensky thotë se Ukraina ka rimarrë mbi 1000 vendbanime nga forcat ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka rimarrë gjashtë vendbanime nga forcat ruse të premten dhe 1015 në total që nga fillimi i agresionit në muajin shkurt.

 ‘Ne vazhdojmë të rimarrim territoret e okupuara të Ukrainës. Deri më sot janë çliruar 1015 vendbanime, që është plus gjashtë në 24 orët e fundit’, tha ai në një video-fjalim.

Është e paqartë saktësisht se sa territore përbëjnë këto vendbanime.

Zelensky gjithashtu numëroi edhe disa fitore të tjera të ushtrisë ukrainase në ato zona.

‘Ne kthyem energjine, furnizimin me ujë, komunikimet, transportin, shërbimet sociale’, tha ai.

Presidenti gjithashtu deklaroi se ‘çlirimi gradual i rajonit të Kharkivit’ dëshmon se Ukraina ‘nuk do t’ia lë askënd armikut’.

Share This Article