Presidenti Volodymyr Zelensky zbarkoi këtë të hënë në Londër ku do të takohet me liderët më të lartë evropianë, teksa aleatët e Ukrainës pritet të japin një përgjigje rreth presionit amerikan që kërkon nga Kievi të bëjë lëshimë domethënëse në bisedimet e paqes.
Liderët e Francës, Gjermanisë, Britanisë do të diskutojnë me Zelenskyn rreth një marrëveshje që sipas tyre duhet të pengojë me çdo kusht një sulm të ardhshëm nga Rusia.
Ky takim vjen tre ditësh bisedimesh në Florida, ku kryenegociatori i Zelenskyt kërkoi ndryshime në planin e Shtëpisë së Bardhë, i konsideruar gjerësisht se iu përshtatet kërkesave të Kremlinit.
SHBA dhe Ukraina thanë se kishte përparim, por Presidenti Donald Trump e kritikoi Zelenskyn të dielën, duke thënë se ai “nuk e ka lexuar” draftin.
Trump i referohej draftit të fundit të marrëveshjes së propozuar të paqes, e cila u rishikua në Miami pas bisedimeve të udhëhequra nga kryenegociatori i ri i Zelensky-t, Rustem Umerov, dhe ndihmësit e ngushtë të Trump, i dërguari special Steve Ëitkoff dhe dhëndri Jared Kushner.
Zelensky shtoi se diskutimet me Witkoff dhe Kushner ishin “konstruktive, megjithëse jo të lehta”.




