Zemaj: Nuk do të ketë masa ndaj COVID-19 pa koordinim me të gjitha institucionet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nuk do të marrin asnjë masë pa u koordinuar me institucionet tjera.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka lutur qytetarët që pas ardhjes së mërgimtarëve të kenë kujdes e të respektojnë masat.

Shkrimi i tij i plotë:

Asnjë masë dhe asnjë vendim, Ministri i Shëndetësisë nuk e merr pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të involvuara në zbatueshmërnë e Ligjit për pandeminë.

Çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.

Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë.

Tashmë, kur kemi edhe ardhjen  e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave.

Bashkë ia dalim!

Share This Article