Zemaj: Vendimi i Maqedonisë së Veriut për teste vështirëson qarkullimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku u kërkohet test për COVID-19 kosovarëve që kalojnë kufirin.

Zemaj ka thënë se ky vendim vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Ai ka njoftuar se përmes ambasadorit Gjergj Dedaj ka shprehur shqetësim për këtë veprim dhe se ka kërkuar që të evitohen këto barriera.

“I kërkova ambasadorit që të adresojë tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetëror, me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona”, ka shkruar Zemaj.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës të paraqesin test PCR negativ nëse duan të hyjnë në vend.

Masa nuk vlen për shtetasit e këtyre vendeve që e kalojnë Maqedoninë vetëm si transit.

Share This Article