“Zemër si je?”/ Rita Ora e përshëndeti në shqip në “Voice of Australia”, vajza nga Kosova rrëfen emocionet: Më kuptoi nga mbiemri! Ja çfarë më tregoi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një performancë live në ‘The Vocie of Australia 2023’ ka surpizuar këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora kur kuptoi se një nga konkurrentet e përzgjedhura nga ajo ishte me origjinë nga Kosova.

E reja Sihana Haxhnika performoi live këngën hit të yllit të pop-it Miley Cyrus ‘Nothing Breaks Like A Heart’, me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut por edhe të këngëtares nga Kosova Rita Ora, e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj.

Sapo vajza u prezantua dhe tregoi që është me origjinë shqiptare, Rita u gëzua shumë.

“Zemër si je?” e pyeti artistja teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm të saj.

Lidhur me këtë mikpritje të ngrohtë që i bëri Rita, Siana ka treguar emocionet dhe dëshirën e hershme për të punuar me artisten.

“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e ka dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë. Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se ajo e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, u shpreh Sihana Haxhia.

Share This Article