Zemërim në Australi pasi gjysma e banorëve përballen përsëri me bllokim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zemërimi po rritet në Australi derisa 13 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë – përballen me bllokime të reja për të shuar shpërthimet e COVID-19.

Sipas BBC, një shtet i tretë, sikurse Australia e Jugut, iu bashkua Victorias si dhe pjesëve të New South Wales për të hyrë në bllokim të martën.

Më pak se 14 për qind e australianëve janë vaksinuar – derisa besohet të jetë vlerësimi më i keq midis vendeve të OECD-s, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Dy qytetet më të mëdha të Australisë, Sydney dhe Melbourne, janë midis vendeve që përballen me pasiguri se kur do të rihapen.

Shumë njerëz kanë shprehur zemërimin e tyre, si kundërpërgjigje për kthimin e tyre në bllokime, 18 muaj nga pandemia.

Kryeministri Scott Morrison, është kritikuar ashpër për shkallën e ngadaltë të vaksinimit, por i ka rezistuar thirrjeve për të kërkuar falje.

“Asnjë vend nuk iu është përgjigjur pandemisë me 100 për qind. Unë mendoj se australianët e kuptojnë këtë”, tha ai të mërkurën.

Share This Article