“Zemra që rreh”, zbulohet diamanti i rrallë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një diamant brenda diamantit është zbuluar nga një kompani në Surat të Indisë, një nga më të rrallët në historinë e këtyre gurëve.

V D Global e quajti gurin 0.329 karatësh “Zemra që rreh” dhe tha se ai përbëhet nga një diamant më i madh që mban brenda tij një diamant më të vogël, i cili lëviz lirisht.

Sipas mediave indiane, guri në fakt është zbuluar tetorin e kaluar nga prodhuesi i diamanteve që operon nga Surati në Mumbai.

Ai i është bashkuar tashmë një grupi të vogël diamantësh natyralë të ngjashëm, si p.sh. diamanti Matrioshka i zbuluar në Siberi. Autenticiteti i gurit u konfirmua përmes analizave, duke përdorur mikroskopë optikë.

“Unë nuk kam parë kurrë diçka të ngjashme me Zemrën që rreh, gjatë 30 viteve të mia në sektorin e diamanteve”, thotë Samanta Sibley, nga grupi De Beers.

Në 2019, një tjetër diamant brenda diamantit u zbulua në Siberi. Guri 800 milionë vjeçar thuhej se është i paçmueshëm dhe i vetmi i këtij lloji në botë.

I ashtuquajturi diamanti Matrioshka, i ngjason kukullave tradicionale ruse që futen brenda njëra-tjetrës.

Share This Article