Zemrat 3D mund të jenë shpresa e astronautëve për të eksploruar hapësirën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
A transparent cup containing what Israeli scientists from Tel Aviv University say is the world's first 3D-printed, vascularised engineered heart, is seen during a demonstration at a laboratory in the university, Tel Aviv, Israel April 15, 2019. REUTERS/Amir Cohen TPX IMAGES OF THE DAY

Shkencëtarët po projektojnë zemra 3D që do t’ia prezantojnë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor në vitin 2027.

Pikënisja e idesë është për të parë se si këto organe artificiale funksionojnë kur ekspozohen ndaj rrezatimit të fortë hapësinor pasi nëse njerëzit duan të ‘zhyten’ në thellësitë e hapësirës, duhet të dinë fillimisht a mundet që zemrat të rezistojnë.

Pas kësaj ideje qëndron një program i quajtur Pulse i cili thekson rëndësinë e prodhimit të materialeve komplekse, precize dhe lehtësisht të ndryshueshme për ta “bërë eksplorimin afatgjatë të hapësirës një mundësi më të sigurtë”.

Ekipi shpjegon se kjo mund të ndihmojë edhe me zhvillimet e mjekësisë në Tokë, sidomos terapive ndaj kancerit të cilat e ekspozojnë trupin njerëzor ndaj rrezatimeve të forta.

Përveç kësaj, materialet që përdoren për ndërtimin e organeve artificiale mund të reduktojnë eksperimentimet te kafshët dhe si rrjedhojë, të studiohen më mirë mekanizmat e sëmundjeve dhe të vlerësohen përgjigjet e organizmit ndaj mjekimeve.

Astronautët që shkojnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor monitorojnë vazhdimisht shëndetin e tyre kardiovaskular për studime se si ndryshon aktiviteti i zemrës nga luhatjet e tensionit të gjakut në hapësirë.

Pulse synon që në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor të dërgojë organe të plota, jo kampione qelizash apo organe funksionale të vendosura në trupin e njeriut.

Share This Article