Zeneli asiston në fitoren e Reims kundër Nantes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Arbër Zenelit, Reims ka fituar sonte kundër Nantes me rezultat 3-2.

Nantes kaluan të parët në epërsi në minutën e 18-të te ndeshjes me Pallois por në pjesën e dytë Reims do të kthehet dhe do të shënonte 3 gola.

Goli i barazimit u shënua në minutën e 68-të nga Toure kurse Dia shënoi nga penalltia për epërsinë e parë të Reims në minutën e 72-të.

Arbër Zeneli, që ka filluar ta kthejë formën e tij nga lëndimi që pësoi në ndeshjen Mali i Zi – Kosovë do të asistonte në minutën e 74-të për Cafaro pasi që do të tërhiqte pas vetes disa mbrojtës të Nantes, të cilët ngushtuan epërsinë e Reims me një gol në minutën e 79-të nga Blas.

Zeneli e Berisha luajtën në këtë ndeshje për 82 minuta për t’u zëvendësuar në fund të saj me Doumbla përkatësisht Chavalerin.

Pas kësaj fitore Reims largohet nga zona e rrezikshme dhe ka 13 pikë pas 15 xhirove në Ligue 1 të Francës.

Share This Article