• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, July 3, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
Zëri i Amerikës: Shtohen zërat kundër monarkisë në Britani

Zëri i Amerikës: Shtohen zërat kundër monarkisë në Britani

by albnews
2 May, 2023
in UK
0
4
VIEWS

Javën që vjen Mbreti Charles III merr kurorën, në një ceremoni luksoze dhe madhështore.

Në këtë ditë, lëvizja kryesore kundër monarkisë në Britani, do të mblidhet pranë statujës së monarkut të fundit britanik, të rrëzuar për një republikë jetëshkurtër në shekullin e 17-të.

Grupi “Mbështetësit e Republikës”, i themeluar në vitin 1983, planifikom të realizojë protestën e tij më të madhe ndonjëherë.

Pjesëtarët e grupit “Mbështetësit e Republikës” e shohin ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të ri në kishën Westminister Abey të Londrës, si një mundësi për të ekspozuar atë që ata e konsiderojnë si një institucion të vjetëruar dhe të pa vend, në një demokraci të shekullit 21-të, veçanërisht në një kohë kur njerëzit po përballen me krizën më të rëndë ekonomike në dekada.

Udhëheqësi i grupit, Graham Smith, pret që mbi 1 mijë njerëz të veshur me këmisha të verdha t’i bashkohen protestës.

Gjatë parakalimit të mbretit, pasi ai ta ketë marrë kurorën, ata planifikojnë të bërtasin “nuk është mbreti im”.

Sondazhet tregojnë se Mbreti Charles është më pak popullor se nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth, monarkja e dytë më jetëgjatë në botë, vdekja e së cilës vitin e kaluar shënoi fundin e një epoke në Britani.

Zoti Smith thotë se respekti që publiku kishte për mbretëreshën, ishte pengesë për kauzën e tyre.

“Unë mendoj se monarkia është në telashe të mëdha sepse kanë humbur lojtaren e tyre më të njohur. Mbështetja dhe interesi për familjen mbretërore po bie dhe ky është një problem i madh për të”, thotë zoti Smith.

Gjurmët e monarkisë britanike në histori nisin me Mbretin Uilliam, i njohur si Uilliam Pushtuesi, i cili pushtoi Anglinë më 1066.

Me kalimin e shekujve, në mënyrë graduale monarkia ia ka kaluar pushtetin parlamentit.

Por mbretëria vazhdon të luajë një rol domethënës, ndonëse simbolik në vendimmarrjen britanike, siç është për emërimin e kryeministrave dhe në sistemin gjyqësor.

Përveç një republike njëmbëdhjetëvjeçare nga viti 1649 pas përfundimit të luftës civile angleze dhe ekzekutimit të Mbretit Charles I, thirrjet për t’i dhënë fund monarkisë britanike rrallë kanë tërhequr mbështetje të konsiderueshme popullore.

Protestat kundër monarkisë janë relativisht të vogla dhe sondazhet tregojnë se shumica e britanikëve ende duan të kenë një familje mbretërore.

Por, pikëpamjet po ndryshojnë. Rreth një dekadë më parë, 75 për qind e publikut e mbështeste familjen mbretërore, por një sondazh i agjencisë “YouGov” këtë javë zbuloi se mbështetja ka rënë në 58 për qind.

Sondazhet tregojnë gjithashtu se ndryshe nga gjeneratat më të vjetra, brezat e rinj janë më pak të interesuar për mbretërinë. “YouGov” gjithashtu zbuloi se vetëm 9 për qind e publikut është shprehur i interesuar për ceremoninë e kurorëzimi të mbretit të ri britanik.

Disa analistë thonë se edhe monarkët e tjerë si mbretëresha Elizabeth II dhe Victoria kaluan periudha jopopullariteti dhe se ndryshimet në sistemin politik të Britanisë janë gjithmonë të vështira.

Profesori i politikës në Universitetin e Edinburgut, Dr. Harshan Kumaarasingham thotë se pikëllimi pas vdekjes së mbretëreshës vitin e kaluar tregon se njerëzit nga të gjitha sferat e jetës kishin lidhje me mbretëreshën.

“Nuk mendoj se ajo ndjesi do të përcillet domosdoshmërisht tek djali i saj, Charles. Por mendoj se do të bartet respekti dhe pikëpamja bazë ndaj monarkisë, e cila pa një alternativë realiste ka të ngjarë të vazhdojë”, thotë profesori.

Kundërshtarët e monarkisë shpresojnë që mbështetja për familjen mbretërore të vazhdon të bjerë dhe që një qeveri e ardhshme të kërkojë një referendum për këtë çështje.

“Shumë njerëz e shihnin mbretëreshën si vetë monarkia dhe e linin anash mosbesimin dhe gjykimin. Tani ajo nuk është atje për ta mbrojtur monarkinë”, thotë zoti Smith.

Të tjerë besojnë se në Britaninë e sotme nuk ka vend për parimin trashëgues.

Dr. Alice Hunt, profesore e historisë në Universitetin e Southamptonit, thotë se edhe nëse mbretërisë i pakësohen kompetencat, ose edhe në rast të shfuqizimit të monarkisë, ajo sërish do të kishte rolin e saj në histori.

“Unë mendoj se ne përsëri do të shkonim në Pallatin Buckingham për ta kujtuar atë. Por nuk mendoj se familja mbretërore ka vend në Britaninë moderne”, thotë ajo.

Por autori Kehinde Andrews, profesor në Universitetin e Birmighamit thotë se disa institucione, si monarkia, nuk mund të reformohen.

“Gjëja e vetme që familja mbretërore mund të bënte, por të ishte serioze, ishte të shfuqizonte veten”, thotë ai.

Edhe në kryeqytetet e Skocisë dhe Uellsit priten protesta në ditën e kurorëzimit.

Udhëheqësi i ri skocez, Humza Yousaf, i zgjedhur muajin e kaluar është shprehur se dëshiron zëvendësimin e monarkisë.

Udhëheqësi i Uellsit, Mark Drakeford, gjithashtu dëshiron një republikë, që do të thotë se dy nga katër kombet që përbëjnë Mbretërinë e Bardhkuar kanë udhëheqës pro-republikës.

Previous Post

Këlliçi: Ja sa kursejnë qytetarët me nënkalimin te ‘Sheshi Skënderbej’

Next Post

Ia kalon edhe Kullës Eifel, India ndërton urën më të lartë në botë

albnews

albnews

Related Posts

Raporti: Zjarri në aeroportin Heathrow, i parandalueshëm
UK

Raporti: Zjarri në aeroportin Heathrow, i parandalueshëm

2 July, 2025
Britania shënon rekord gjashtëmujorin e parë, 20,000 emigrantë kaluan kanalin e La Manshit
UK

Britania shënon rekord gjashtëmujorin e parë, 20,000 emigrantë kaluan kanalin e La Manshit

2 July, 2025
Britania vendos kufizime në ndihmat sociale, Starmer siguron miratimin me polemika
UK

Britania vendos kufizime në ndihmat sociale, Starmer siguron miratimin me polemika

2 July, 2025
Next Post
Ia kalon edhe Kullës Eifel, India ndërton urën më të lartë në botë

Ia kalon edhe Kullës Eifel, India ndërton urën më të lartë në botë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Raporti: Zjarri në aeroportin Heathrow, i parandalueshëm

Raporti: Zjarri në aeroportin Heathrow, i parandalueshëm

2 July, 2025
Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

2 July, 2025
Vapa ekstreme rrezikon Botërorin e vitit të ardhshëm, FIFA gati të marrë vendimin e rëndësishëm

Vapa ekstreme rrezikon Botërorin e vitit të ardhshëm, FIFA gati të marrë vendimin e rëndësishëm

2 July, 2025
“S’ka më peshq në det”/ Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

“S’ka më peshq në det”/ Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

2 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5033 shares
    Share 2013 Tweet 1258
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2526 shares
    Share 1010 Tweet 632
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1945 shares
    Share 778 Tweet 486
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM