Zëvendës ambasadori amerikan vizitë në selinë blu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar këtë mesditë në selinë blu. Bëhet e ditur se Demian Smith sapo ka mbërritur në PD.

Vizita e diplomatit amerikan në PD vjen ndërkohë që situata e brendshme në partinë më të madhe opozitare në vend është e tensionuar që prej 9 shtatorit, kur kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha, për shkak të vendimit të DASH.

Sakaq, janë dy Kuvende të thirrura nga kryetari aktual dhe paraardhësi i tij. Më 11 Dhjetor pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës, i cilësuar si i jashtëzakonshëm, thirrur me firmat e delegatëve, ndërsa më 18 Dhjetor ai i thirrur nga kryetari Lulzim Basha. Berisha e ka cilësuar si ditëlindje  e dytë të PD datën 11, ndërsa nga ana tjetër Basha dhe mbështetësit e tij deklarojnë se ka vetëm një Kuvend legjitim, ai i datës 18.

Share This Article