Zëvendës-presidenti afgan i shpëton sulmit, vdesin 10 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 10 njerëz janë vrarë në një sulm me bombë në kryeqytetin Afganistan, Kabul që kishte në cak zëvendës presidentin, Amrullah Saleh.

Saleh, një ish-shef i shërbimeve të inteligjencës afgane, shpëtoi me djegie të lehta në fytyrë dhe në dorë

Shpërthimi erdhi ndërsa zyrtarët afganë dhe talebanët janë të përgatitur të fillojnë bisedimet e tyre të para zyrtare, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Saleh njihet si një kundërshtar i zëshëm i talibanëve dhe ish-shef i inteligjencës i ka mbijetuar disa përpjekjeve të mëparshme për vrasje përfshirë një vitin e kaluar që vrau 20 vetë në zyrën e tij.

Share This Article